Keidi Bare drejt rikthimit në La Liga

Futboll

Keidi Bare drejt rikthimit në La Liga

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 21:58
Keidi Bare

Keidi Bare mund të rikthehet të luajë në La Liga.

Futbollisti që aktualisht është pjesë e Espanyol në La Liga 2 është vetëm një hap larg kalimit në elitën e futbollit spanjoll.

Siç raportohet në media, Rayo Vallecano, skuadra ku luan dhe futbollisti tjetër shqiptar Ivan Balliu, ka shfaqur interes për mesfushorin kuqezi dhe e sheh atë si një përforcim shumë të rëndësishëm për ekipin.

Duke pasur parasysh edhe koston e ulët që lojtari ka, rreth 1,5 milionë euro, transferimi i tij mund të bëhet dhe më i lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat