Menaxheri i Kumbullës: Ndihet pjesë e rëndësishme e projektit

Futboll

Menaxheri i Kumbullës: Ndihet pjesë e rëndësishme e projektit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 12:59
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla është përfolur shpesh për një largim nga Roma.

Mbrojtësi shqiptar nuk bën pjesë në 11-shen titullare të Murinjos, ndërsa dëmtimi rëndë që pësoi ia ndërlikon edhe më tepër situatën.

Por menaxheri i Kumbullës ka thënë për “Radio Sportiva” se lojtari i tij ndihet pjesë e rëndësishme e projektit.

“Ai po fillon sezonin e tij të katërt me verdhekuqtë.

Shkon shumë mirë me të gjithë te Roma nga shokët e tij, te klubi, te trajneri. Ai ndihet pjesë përbërëse e projektit, ka të gjitha kushtet për të nisur shumë mirë”, ka thënë Xhani Vitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat