Liverpool-i sërish pas yllit të Interit

Futboll

Liverpool-i sërish pas yllit të Interit

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 14:33
Nicolo Barella

Klubi anglez, Liverpool sërish është hedhur në sulm për yllin e Interit, Nicolo Barella.

“The Reds” sipas medieve britanike, është i interesuar që gjatë kësaj verë, të blejë italianin, edhe pse pak është e besueshme se trajneri Simone Inzaghi do të heq dorë nga shërbimet e njërit ndër lojtarët kryesor në skuadrën e tij.

Megjithatë, menaxheri i skuadrës angleze, Jurgen Klopp e admiron Barella-n të cilin dëshiron të transferojë në ‘Anfield’.

“Liverpool rikthen intresimin per mesfushorin e Inter, Nicolo Barella”, shkruajnë mediet në ishull.

Krerët e Liverpoolit, siç raportohet, janë duke përgatitur ofertën për reprezentuesin e Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat