Dortmund “çlirohet” pas largimit të Bellingham

Futboll

Dortmund “çlirohet” pas largimit të Bellingham

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:42
Dortmund

Jude Bellingham ishte një nga transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje teksa kaloi nga Borussia Dortmund tek Real Madrid për shifrën e 113 milionë paundëve. 20-vjeçari ishte padyshim ylli i verdhezinjve dhe i preferuari i tifozerisë në Signal Iduna Park.

Megjithatë, Bellingham duket se nuk gëzonte simpatinë e ish-shokëve të skuadrës, të paktën kjo është që raporton prestigjiozja “Bild”. Sipas të përditshmes gjermane, mesfushori kërkonte qendrën e vëmendjes dhe kjo nuk i pëlqente aspak shokëve të skuadrës që ndiheshin të injoruar nga britaniku.

Edhe në kohën kur pjesë e Borussia Dortmund ishte Erling Haaland, sërish Bellingham kërkonte të bëhej protagonist, teksa nuk i përshëndeste tifozët me pjesën tjetër të skuadrës, por shkonte i vetëm para ultrasve.

Drejtuesit e Dortmund i dhuruan Bellingham edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje, por sërish kjo nuk mjaftoi që shokët e skuadrës ta konsideronin një lider. Ndaj, tashmë ambienti te gjermanët duket i “çliruar” dhe lojtarët e verdhezinjve nuk janë më nën hijen e Bellingham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat