Ademi bashkohet me Enis Bardhin te Trabzonspori!?

Futboll

Ademi bashkohet me Enis Bardhin te Trabzonspori!?

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 16:15
Pamje nga një ndeshje

Mesfushori  shqiptar, Arijan Ademi, ka gjasa të bashkohet me Enis Bardhin te skuadra turke e Trabzonspor.

Është vetë trajneri Nenad Bjelica, që insiston në transferimin e Ademit te Trabzonspori, pasi njeh shumë mirë kualitetet e futbollistit shqiptarë që mbron ngjyrat e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Bjelica dhe Ademi një kohë kishin bashkëpunuar te skuadra e Dinamo Zagrebit, aty ku mesfushori shqiptarë kishte kaluar momentet më të mira të karrierës.

Ademi te Dinamo kishte qëndruar për 13 vite të plota, ndërsa marsin e këtij viti vendosi të provoj veten në futbollin kinez, duke nënshkruar me ekipin e Beijing Guoan.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit do t’ia plotësojnë dëshirën trajnerit të tyre dhe se do bëjnë bashkë dyshen e mesfushës të përfaqësueses së Maqedonisë, Ademi-Bardhi te Trabzonspori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat