Skandal në Premier League

Futboll

Skandal në Premier League

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 17:49
Erling Haaland

Erling Haaland ka lënë shenjën e tij në këtë fillim të Premier League me një dygolësh kundër Burnley-t në ndeshjen e par ëtë kampionatit të fituar 3-0 nga Manchester City.

Gjithçka brenda normave po të mos ishte për faktin se në Angli po shkakton shumë zhurmë pikërisht kjo ndeshje në lidhje me lojën Fantazi Futboll.

Josh Brownhill, Jack Cork dhe Arijanet Muric, tre lojtarë të Burnley-t, kanë pasur në skuadrat e tyre të Fantasy Premier League pikërisht sulmuesi e Citizens, duke e zgjedhur edhe si kapiten.

Zgjedhja e lojtarëve që luajnë për skuadrën kundërshtare nuk shihet me sy të mirë nga shokët e skuadrës, tifozët dhe nga federata angleze veçanërisht pas një humbje të pastër.

Megjithatë, duhet theksuar se tre lojtarët në fjalë nuk kanë luajtur ose më mirë, vetëm Brownhill ka zbritur në fushë për të zëvendësuar Berge në minutën e 91-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat