Serie A është shumë afër

Futboll

Serie A është shumë afër

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 15:23
Napoli

Kampionati i Serie A është shumë afër, me javën e parë që do yë nisë të shtunën me sfidat Empoli-Verona, Frosinone-Napoli, Genoa-Fiorentina dhe Inter-Monza.

Napolitanët duan të mbrojnë titullin pas ecurisë së jashtëzakonshme të sezonit të kaluar.

Opta Paolo ka bërë një parashikim mbi renditjen përfundimtare të sezonit 2023/24: surprizat nuk mungojnë, veçanërisht në krye.

Për Opta-n, fituesja e kampionatit do të jetë Inter-i. Napoli do të dalë në vendin e dytë, me zonën Champions që do të kompletohet nga Milan dhe Juventus.

Në Europa League do të shkojnë Lazio dhe Roma, me Atalanta-n në vendin e shtatë dhe kualifikim në Conference League.

Më pas do të vijnë Fiorentina, me Bologna, Torino, Monza, Udinese, Sassuolo dhe Empoli që janë pozicionuar në një zonë të qetë të renditjes, larg nga rreziku i rënies nga kategoria.

Opta ka parashikuar mbijetesën e Salernitana-s, Verona-s dhe Frosinone-s. Bien nga kategoria Leçe, Genoa dhe Cagliari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat