Largimi i mundshëm i Kruniçit do t’i hapte derën një mesfushori të ri

Futboll

Largimi i mundshëm i Kruniçit do t’i hapte derën një mesfushori të ri

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 18:35
Kruniç

Rade Kruniç ka kërkuar, sipas burimeve turke, transferimin nga Milani.

Negocimi për boshnjakun, të preferuarin e Piolit, është ende ai me Fenerbahçen: 7 milionë oferta, të paktën 10 kërkesa. 

Distanca mund të kalohet dhe mund të ndikojë te vullneti i lojtarit që dëshiron të largohet, pasi turqit i garantojnë nga 3.5 milionë euro në vit për tri sezonet e ardhshme.

Largimi i mundshëm i Kruniçit do t’i hapte derën një mesfushori të ri, i cili mund të garantojë ekuilibër, regji dhe manovër mbrojtëse. Emrat janë ata të Niko Dominguezit të Bolonjës, Ibrahima Sisokosë të Strasburgut dhe Federiko Redondos të Argentinos Zhuniors.

Nuk ka ende asnjë bisedë në zhvillim, por kuqezinjtë mund të lëvizin për të mbrojtur veten në rast të lamtumirës së Kruniçit. Mundësinë më të lartë për transferim e ka pikërisht djali i Fernandos, i cili luajti për “djallin” nga 2000 deri në 2004-ën, kur edhe la futbollin pas një dëmtimi në kavilje, që i mundësoi vetëm 33 prezenca në 4 sezone me kuqezinjtë. 20- vjeçari, 188 centimetra i gjatë, vlerësohet rreth 10 milionë euro, pavarësisht se në “Transfermarkt” vlera e tij nuk i kalon 4 milionë eurot.

Duke u rikthyer te Kruniçi, klubi italian është gati t’i ndryshojë edhe kontratën, duke i ofruar rinovimin, por presioni i Edin Xhekos për të pasur në Stamboll shokun e skuadrës nga kombëtarja e Bosnjës vijon të jetë i lartë.

Përveç alternativave të sipërpërmendura, një emër i ri figuron në listat e drejtuesve të “djallit”. Bëhet fjalë për Karlos Balebanë, të cilin Lila e vlerëson 20 milionë euro. Për 19-vjeçarin po ushtron trysni të madhe Brajtoni që sapo ka shitur Kaisedon te Çelsi, por edhe klube të tjera angleze, të cilët me ofertat e tyre vendosin në plan të dytë mundësitë ekonomike të Milanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat