Formacionet e Hesperange - Struga, Duro nuk ndryshon formacionin fitues

Futboll

Formacionet e Hesperange - Struga, Duro nuk ndryshon formacionin fitues

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 19:31
Formacionet

Struga është gati për sfidën e kthimit ndaj Hesperange .

Kampionët e Maqedonisë së Veriut përballen me skuadrën nga Luksemburgu në transfertë.

Skuadra e Shpëtim Duros fitoi 3-1 takimin e parë, rezultat që e afron me kualifikimin në “play-off” të Conference League. Tekniku nga Tirana ka konfirmuar titullarët e duelit të luajtur në Shkup.

Mes shtyllave Vedran Kjosevski. Treshja e mbrojtjes formohet nga Mexhit Neziri, Sava Radic dhe Besart Krivanjeva. Në mesfushë Bunjami Shabani dhe Besmir Bojku në qendër.

Dhe Edis Maliki dhe Vangjel Zguro nga krahët. Mentor Mazrekaj në rolin e mesfushorit të avancuar, do të jetë furnizuesi i dy sulmuesve Besart Ibraimi dhe Marjan Radeski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat