Rekordmeni Ilir Daja

Futboll

Rekordmeni Ilir Daja

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 11:39
Ilir Daja

Ballkani eliminoi Lincoln Red Imps me rezultatin e përgjithshëm 5-1 dhe siguroi për herë të dytë radhazi kualifikimin në raundin “play-off” të Conference League.

Kampionët e Kosovës vijojnë të dhurojnë performanca pozitive dhe bindëse në Europë. Fitorja 1-3 në Gjibraltar afron skuadrën e Ilir Dajës me kualifikimin në fazën e grupeve. Njësoj si verën e kaluar.

Bate Borisov është rivali i ardhshëm. Bjellorusët kanë eksperiencë të madhe, por kanë humbur shumë nga forca dhe kualiteti i dikurshëm.

Ilir Daja, i vetmi trajner që ka fituar titullin kampion me katër skuadra të ndryshme shqiptare (Elbasani, Dinamo, Skënderbeu dhe Ballkani), është njëkohësisht i vetmi trajner shqiptar që ka mbërritur në grupe me dy skuadra të ndryshme.

Me Skënderbeun në Europa League dhe Ballkanin në Conference League.

Sfida  ndaj Lincolnit ishte e 40-ta për të si trajner në kompeticionet europiane.

56-vjeçari shijoi suksesin numër 19, teksa ka regjistruar edhe 8 barazime dhe 13 humbje.

Statistika që pritet të përmirësohen edhe më tepër.

Ballkani luan në “Fadil Vokrri” duelin e parë ndaj Bate Borisov (24 gusht), ndërkohë që të enjten e 31 gushtit do të luftojë në transfertë për rikthimin në fazën e grupeve të Conference League..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat