Liria sfidon Dritën

Futboll

Liria sfidon Dritën

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 11:47
Pamje nga një ndeshje

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së dytë.

Ky vikend parashikohet të jetë i ‘nxehtë’ në elitën e futbollit tonë.

Xhiroja e dytë do të nis të shtunën pasdite me dy sfida interesante, ku do të përballen Malisheva-Fushë Kosova dhe Liria-Drita, kjo e fundit llogaritët derbi i kësaj fundjave.

Ndërkaq, dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, do të luhen të dielën pasdite, ku do të ballafaqohen Ballkani-Feronikeli ’74 dhe Llapi-Dukagjini, derisa ndeshja e fundit e javës së dytë do të luhet të hënën mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Superliga /Java e dytë

Të shtunën takohen:

Malisheva - Fushë Kosova

Liria - Drita

Të dielën takohen:

Ballkani-Feronikeli ‘74

Llapi-Dukagjini

Të hënën takohen:

Gjilani-Prishtina

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat