Chelsea vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar

Futboll

Chelsea vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:02
Romeo Lavia

CHelsea vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar tëverës, me “Blutë” që kanë arritur të kryejnë një tjetër transferim.

Bëhet fjalë për mesfushorin e qendrës Romeo Lavia. 

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi blu përmes një postimi në rrjetet sociale.

Belgu ka nënshkruar një kontratë 7 vjeçare dhe sipas mediave britanike, marrëveshja u mbyll për 67 milionë euro.

“I lumtur për transferimin tek Çelsi dhe që jam pjesë e këtij projekti emocionues.

Është një klub i madh me një histori të lavdishme.

Mezi pres të filloj”, u shpreh futbollisti.

Së fundmi 19-vjeçari ka qenë pjesë e Sauthemptonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat