Roma “djeg” Milanin

Futboll

Roma “djeg” Milanin

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:47
Mourinho

Siç dihet, aq më tepër pas dëmtimit të Abraham që do ta mbajë larg fushës për një kohë të gjatë, Roma ka nevojë të dëshpëruar për një qendërsulmues.

Vetëm Belotti, për më tepër vjen nga një sezon i keq, nuk mund të mjaftojë për të garantuar gola.

Emri më i nxehtë është ai i Duvan Zapata, por mesa duket ka disa pengesa të rëndësishme që po e vështirësojnë operacionin.

Kështu, verdhekuqtë po shikojnë përreth dhe, sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, duket se i kanë kthyer sytë nga Hugo Ekitike i Paris Saint Germain.

Sulmuesi i lindur në vitin 2002, është një nga perspektivat më interesante të futbollit francez.

Parisienët e vlerësojnë atë rreth 30 milionë euro, por marrëdhëniet e mira mes klubeve, të konsoliduara nga operacionet Leandro Paredes dhe Renato Sanches, mund ta bëjnë rrugën më të lehtë. Tifozët dhe Mourinho shpresojnë.

Është një profil interesant një nga lojtarët me më shumë perspektivë në futbollin francez. Në gjurmët e tij prej disa kohësh është edhe Milan-i, por i frenuar në këtë operacion nga kërkesat e larta të Paris Saint Germain dhe nga shpenzimet tashmë shumë të rëndësishme të bëra në këtë merkato.

E ardhmja e Ekitike mund të jetë ende në Itali, pasi Roma përfaqëson një zgjidhje më shumë se konkrete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat