Lewandowski mund të merret për 25 milionë

Futboll

Lewandowski mund të merret për 25 milionë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:48
Lewandowski

Dyshime mbi Lewandowski-n. Duket se Barcelona po mendon seriozisht për një shitje të mundshme të yllit polak.

Dyshimet janë krijuar nga rendimenti i sulmuesit, i cili ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë të sezonit vitin e kaluar, por ka pësuar një rënie në gjysmën e dytë.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund-it dhe Bayern Munich e ka mbyllur sezonin e kaluar me 46 ndeshje, 333 gola dhe 8 asiste.

Padyshim shifra shumë të mirë, por që janë regjistruar kryesisht në pjesën e par ëtë sezonit, me 13 gola në 15 ndeshjet e para dhe 10 gola në 23 ndeshjet e tjera të La Liga-s.

Edhe sezoni 2023/24 nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, me polakun dhe Barçën që nuk kanë shkuar dot më larg se një barazim pa gola kundër Getafe-s.

E gjitha kjo, sipas shtypit spanjoll, mund ta shtyjë klubin që të marrë në konsideratë shitjen e lojtarit, për të cilin duket se është caktuar një çmim prej 25 milionë eurosh. Një mundësi e artë për klubet arabe, që ndjekin me kujdes të gjithë yjet e futbollit europian.

Sikur të mos mjaftonte kjo, në merkaton e verës klubi blaugrana ka bërë një investim të madh për sulmuesin e së ardhmes. Bëhet fjalë për Vitor Roque, talent brazilin i blerë nga Athletico Paranaense për 40 milionë euro, shuimë që mund të dyfishohet nëse arrihen disa objektiva të caktuar.

Megjithatë, i riu nuk do të jetë në Camp Nou para janarit dhe, domethënë, Robert Lewandowski mund të përfitojë nga kjo periudhë për të përforcuar pozicionin e tij brenda skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat