Klopp: Nëse mund ta bëjnë me Ronaldon

Futboll

Klopp: Nëse mund ta bëjnë me Ronaldon

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:58
Ronaldo

Trajneri gjerman Jurgen Klopp pretendon se Liverpool nuk mund t’i ndalonte dot veteranët Fabinho dhe Jordan Henderson të largoheshin.

Dyshja e mesfushorëve vendosi t’i jepte fund karrierës së tyre në futbollin europian për t’u nisur drejt Arabisë Saudite.

Klopp, i pyetur për largimin e dy mesfushorëve me përvojë, tha se bisedat ballë për ballë me të dy ishin çelësi.

Në një intervistë për gazetën gjermane Sport1, Klopp tha: “Ishte një situatë e veçantë për ne.

“Kontrata e Bobby Firmino skadoi. Sigurisht që mund të shkojë dhe të bëjë çfarë të dojë.

Ai sapo bëri zgjedhjen e tij dhe kjo është shumë mirë.

“Kur më pas Hendo dhe Fabinho u ulën në zyrën time dhe më folën për këtë, kur mësova më shumë për kushtet, ne praktikisht nuk kemi asnjë shans për t’i ndaluar”.

Trajneri gjerman shtoi: “Kushtet financiare në Arabi janë absolutisht të jashtëzakonshme.

“Unë do të thoja se nuk ka pothuajse asnjë kufi. Kushdo që mund të nënshkruajë me Cristiano Ronaldo-n dhe ta paguajë atë, përfundimisht nuk ka asnjë kufi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat