Enrique: Largimi i Neymar i bën të gjithë të lumtur

Futboll

Enrique: Largimi i Neymar i bën të gjithë të lumtur

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:22
Enrique

Neymar vendosi të largohej nga PSG duke firmosur në Arabinë Saudite me skuadrën e Al Hilal.

Sulmuesi brazilian u mendua se ka lënë hapësirë bosh në skuadër, por trajneri ka zbuluar se largimi i tij i ka bërë të lumtur të gjithë.

“Largimi i Nejmar? Unë mendoj se është një vendim që i bën të gjithë të lumtur.

Do të doja ta falënderoja për sjelljen që ka pasur që kur erdha unë.

Ai është një lojtar i klasit botëror dhe i uroj më të mirat në karrierën e tij.

Mbape? Kilian është në formë, ka shumë dëshirë dhe ka shpirtin e duhur. Jam i kënaqur që kam një lojtar të klasit botëror si ai. Dembele? Ai është gati të luajë nga minuta e parë”, u shpreh Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat