Cuculi rikthehet te Shkëndija e Tetovës me rol të ri

Futboll

Cuculi rikthehet te Shkëndija e Tetovës me rol të ri

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:28
Cuculi

Shkëndija e Tetovës ka njoftuar këtë të premte rikthimin ne klubin kuqezi të një emri mjaft të njofur.

Bëhet fjalë për Ardian Cuculin, ish-mbrojtësin 36-vjeçar, i cili vetëm pak kohë më parë lajmëroi tërheqjen nga futbolli.

Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Superkupë), Ardian Cuculi, sërish vihet në shërbim të klubit, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit.

Ambicia e Shkëndijës mbetet ngritja e klubit në nivele më të larta dhe Ardian Cuculi pritet të japë kontributin e tij në këtë drejtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat