Top - ligat evropiane rikthehen sonte me disa sfida interesante

Futboll

Top - ligat evropiane rikthehen sonte me disa sfida interesante

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Top-ligat evropiane rikthehen sonte në aksion me disa duele joshëse.

Premier League vjen sonte me ndeshjen e parë të xhiros së dytë, ku do të përballen Nottingham Forts dhe Sheffield United, duel ky që nis në orën 20:45.

La Liga rikthehet sonte me dy duelet e para të javës së dytë, ku ballafaqohen Mallorca e Vedat Muriqit me Villarealin (19:30), sfidë në të cilën kosovari do ta nis nga minuta e parë, derisa Valencia i bën ‘konak’ Las Palmas (21:30).

Emocionet e Bundesligës rikthehen me përballjen Werder Bremen-Bayern Munich (20:30), derisa në Ligue 1 sjell duelin Metz-Marseille (21:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat