Edicioni i 60-të i Bundesligës nis me një derbi

Futboll

Edicioni i 60-të i Bundesligës nis me një derbi

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Werder Bremen përballë Bayern Mynih. Nuk mund të kishte një dyshe më ideale për të nisur edicionin e 60-të të kampionatit gjerman.

Në atë kohë Bayern nuk merrte pjesë pasi ekipet pjesëmarrëse futeshin me ftesa ndërsa Werder-i kishte siguruar një të tillë me statusin e “themelueses”.

Më 24 gusht të 1963 ndeshja e parë historike e Bundesliga-s u luajt mes bardhë-jeshilëve të Bremenit dhe Borussia të Dortmundit, duel ky i fituar nga Werder-i falë një përmbysje spektakolare.

Që prej atij takimi Werder-i ka regjistruar plot 1967 ndeshje në Bundesliga ndërsa Bayern ka plot 1976. Siç dihet Werder është njëra prej 16 skuadrave, të cilat kanë themeluar këtë kampionat. Ndërsa Bayern është ftuar për të qenë pjesë e këtij kompeticioni në vitin 1965. Sezoni i ri do të jetë special për të dy klubet pasi do të kenë mundësi që të regjistrojnë ndeshjet e 2000-ta në këtë kompeticion.

Nuk është një sekret të thuash se ndeshjet mes Bayern dhe Werder janë më të shpeshtat në Bundesliga. 32-herë kampionët e Gjermanisë, të cilët nuk kanë rënë kurrë në Bundesliga 2, janë ndeshur plot 112 herë me Werder-in.

Prej këtyre ndeshjeve bavarezët kanë fituar 60 ndërsa kanë humbur vetëm 26. Disfatën e fundit Werder-i ia ka shkaktuar Bayern-it më 20 shtator të 2008-ës. Vetëm Borussia e Mënshengladbah ka mundur më shpesh Bayern-in se Werder-i duke regjistruar plot 28 fitore përballë rekordmenëve të bavarisë.

Kampionati gjerman nis sot në mbrëmje në orën 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat