Bayerni në kërkim të një portieri

Futboll

Bayerni në kërkim të një portieri

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:40
Emiliano Martinez

Klubi gjerman, Bayern Munich është duke e vëzhguar portierin e Aston Villës, Emiliano Martinez të cilin dëshiron të transferojë gjatë kësaj verë.

Gjiganti gjermanë është në kërkim të një portieri të ri, duke pasur parasysh se rikuperimin Manuel Neuer po shkon ngadalë.

Sipas “TyC Sports”, fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën është opsion i mundshëm për kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Pas transferimit të Harry Kane nga Tottenham, siç raportohet, financat e Bayernit mund të jenë të kufizuara, por ata kanë mundësi edhe për një transferim tjetër të madh.

Ndryshe, Bayern Munich thuhet se është duke biseduar edhe me ish-portierin e Manchester Unitedit, David De Gea.

Madje, ‘gardiani’ spanjoll mësohet se preferon kalimin në ‘Alianz Arena’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat