Gazetari spanjoll shpërthen ndaj Mbappes

Futboll

Gazetari spanjoll shpërthen ndaj Mbappes

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:13
Mbappe

Transferimi i mundshëm i Kylian Mbappes tek Real Madridi ka qenë një ndër lajmet më të bujshme të kësaj merkato. Teksa shumë herë dukej se sulmuesi do të ishte pjesë e “Los Blancos” gjërat ndryshonin.

Këto vendime të ndryshuara kanë inatosur jo pak tifozët e Realit, ku një prej tyre është edhe gazetari i “AS” Tomas Ronsero.

Ai deklaroi se Mbape nuk do të jetë kurrë një “madrilen i vërtetë” edhe nëse ai arrin në kryeqytetin spanjoll.

“Mbape nuk ka një identitet madrilen. Ai nuk do të ishte njëri prej nesh”,- tha ai kështu në setin e “El Chiringuito”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat