Liverpooli përforcohet me japonezin Endo

Futboll

Liverpooli përforcohet me japonezin Endo

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:23
Endo

Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Wataru Endo nga Stuttgarti.

Pas largimit të James Milner, Naby Keita dhe Alex Ox-Chamberlain, por edhe Jordan Hendersonit dhe Fabinhos, Liverpooli kishte nevojë për përforcime.

Reds transferuan Alexis McAllister nga Brighton dhe Dominik Szobozsalai nga RB Salzburg, por tani kanë shtuar edhe një lojtar tjetër me tipare mbrojtëse.

Bëhet fjalë për japonezin, Wataru Endo, i cili vjen nga Stuttgarti dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me Reds.

“Liverpool ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar Wataru Endo nga VfB Stuttgart me një kontratë afatgjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat