Cancelo në radarin e Arsenalit

Futboll

Cancelo në radarin e Arsenalit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:30
Cancelo

Arsenali thuhet se janë të gatshëm t’i bashkohen Barcelonës në garë për Joao Cancelon, pasi humbën Jurrien Timber shkaku i lëndimit

Topçinjtë menduan se i kanë mbuluar të gjitha hapësirat në zonat mbrojtëse kur transferuan holandezin nga Ajaxi.

Por, ai ka pësuar një lëndim serioz në gju në ndeshjen e parë të Premier Ligës 2023/24 i cili kërkon operim.

Si rezultat, Mikel Arteta i është kthyer përsëri tregut për përforcime.

Mbrojtësi i gjithanshëm portugez, Cancelo është një futbollist që është regjistruar në radarin e transferëve të Arsenalit, me 29 vjeçarin që nuk ka vend më në Manchester City.

Ai ka qenë i pranishëm në skuadrën e Pep Guardiolas në ndeshjet parasezonale, pasi kaloi gjysmën e sezonit të kaluar i huazuar në Bayern Munchen, por nuk ishte titullar në tri ndeshjet e para të ekipit, finalen e Community Shield, ndeshjen e parë në Premier Ligë dhe në finale të Super Kupës së UEFA-së.

Sipas 90min, transmeton GazetaExpress, tani Arsenali pritet të bëjë një përpjekje për të. Ata do të, megjithatë, përballen me një konkurrent serioz për Cancelon, që është gjiganti i La Ligës – Barcelona. Skuadra katalunase thuhet se kanë arritur marrëveshje personale me portugez, por ende nuk kanë marrëveshje me City.

Kjo sepse ata preferojnë një huazim pa obligim blerje, derisa kampionët anglez dëshirojnë që ai të largohet nga skuadra si transfer më 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat