Buffon: Për mua, Casillas është portieri më i mirë i të gjitha kohërave

Futboll

Buffon: Për mua, Casillas është portieri më i mirë i të gjitha kohërave

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:55
Buffon e Casillas

Ish-portieri italian, Gianluigi Buffon ndau mendimin e tij për vlerësimin e lojës së tij nga persona të tjerë dhe emëroi portierin më të mirë në histori, sipas tij.

“Falënderoj njerëzit që mendojnë se jam portieri më i mirë i të gjitha kohërave, por nuk jam.

Ata mendojnë kështu, sepse unë zgjata shumë.

Por për mua, portieri më i mirë i të gjitha kohërave është nga Spanja, Iker Casillas luajti për klubin më të madh në Evropë dhe fitoi gjithçka, si në klub ashtu edhe në kombëtare”, tha Buffon.

Buffon përfundoi karrierën e tij si lojtar në moshën 45-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat