Kika përforcohet me një sulmues 

Futboll

Kika përforcohet me një sulmues 

Nga: K.G.. Më: 18 gusht 2023 Në ora: 17:12
Ismet Hamdiu - majtas

Kika e Hogoshtit është e gatshme për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Kika ka përforcuar radhët me sulmuesin Ismet Hamdiu.

Skuadra nga Hogoshti ka synime që të shënojë rezultate sa më të mira në këtë rang të garave.

“Këmbëshpejti Ismet Hamdiu i bashkohet KF Kikës.

KF Kika ka kënaqësinë të njoftoj se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit këmbëshpejtë Ismet Hamdiu.

Talenti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin tonë për sezonin 2023/2024.

Hamdiu më herët ka qenë pjesë e SC Gjilanit, KF Llapit, KF Vitisë dhe Vllaznisë së Pozheranit.

Ai luan në të dy krahët e sulmit dhe njihet për depërtimet e tij të shpejta”, njofton KF Kika.

Në hapje Kika do të ndeshet në Prishtinë me Flamurtarin, ku synojnë rezultat të favorshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat