Kryetrajneri i Dritës: Stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë 

Futboll

Kryetrajneri i Dritës: Stadiumi pritet të jetë i mbushur me tifozë 

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 17:47
Vavalis

Drita nuk ka punë të lehtë në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku do të ndeshet me Lirinë.

Skuadra nga Gjilani e ka nisur mbarë edicionin e ri, duke shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Llapit të Podujevës, ndërsa Liria si vendas pësoi humbje me 1:0 nga kampioni Ballkani.   

Në prag të ndeshjes së javës se dytë të Superligës, Drita si zakonisht mban konferencë për shtyp, ku u paraqitën kryetrajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Albin Prapashtica.

Vavalis tha se “Nesër (17.00) është një ndeshje e vështir në udhëtim ndaj KF Lirisë, kemi bere analizë për këtë ndeshje dhe kemi parë që ka disa lojtarë interesant sidomos në repartin ofenzivë, gjithashtu duke pare që luajnë në stadiumin e tyre ku pritet të jetë i mbushur me tifozë dhe me entuziazmin që kanë pas inkuadrimit ne Superlige e bëne nj; ndeshje të vështirë”.

Gjithashtu sa i përket ekipit të Dritës ai theksoj se qe nga fillimi i ndeshjes ekipi duhet te dëshmoj potencial dhe agresivitet dhe të tregojnë që janë ekip me i mirë se kundërshtari dhe favorit për këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat