Francezi është rikthyer në stërvitje

Futboll

Francezi është rikthyer në stërvitje

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:11
Mbappe

Pasi e nisi Ligue 1 me një barazim (0-0) në “Parc des Princes” kundër Lorientit, PSG e Luis Enriques është para provës së radhës, në fushën e Tuluzës, fitueses në fuqi të Kupës së Francës dhe një nga surprizat e vitit të kaluar.

Megjithatë, lajmi kryesor është përsëri Mbappé.

Francezi është rikthyer në stërvitje dhe tashmë ka spekulime për rikthimin e tij në fushë.

Luis Enrique, në një prononcim të fundit, deklaroi.

Kylian është në formë të shkëlqyer, ka shumë dëshirë dhe është në humor shumë të mirë. Jam shumë i lumtur që kam një lojtar të klasit botëror si Kylian.”

Kapiteni PSG-së: “Është shumë e thjeshtë, nuk e zgjedh unë kapitenin, por lojtarët. Ata u takuan këtë javë. Janë katër kapitenë, është diçka që e përcaktojnë lojtarët, jo trajneri.”

Dembélé: “Ai është gati të luajë që nga minuta e parë”.

Blerjet në repartin e sulmit: “Është linja në të cilën jemi forcuar më pak, duhet ende të forcohemi atje”.

Do të doja ta falënderoja për sjelljen që ka treguar që kur kam ardhur. Ai është një lojtar i klasit botëror dhe i uroj më të mirat për të ardhmen.”

Mesazh për Sergio Ricon: “Ai ka dalë nga spitali këtë të premte. I uroj shërim shumë të shpejtë dhe i jap gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat