Inzaghi: Mund të kemi befasi nga Arabia

Futboll

Inzaghi: Mund të kemi befasi nga Arabia

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:19
Lukaku e Inzaghi

Mbrëmjen e së shtunës (ora 20:45) nënkampionët e Europës, Inter, do të presin Monzën për ndeshjen e parë të kampionatit. Simone Inzaghi ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës:

“Nuk më pëlqen të bëj parashikime, nuk i kam bërë kurrë.

Do të doja të fitoja yllin e dytë, tifozët e meritojnë, qëllimi ynë është të fitojmë trofe dhe të luajmë sa më shumë ndeshje si në dy vitet e fundit. Do të jetë një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por ne do të punojmë për ta realizuar atë”.

“Djemtë kanë punuar mirë në përgatitje pavarësisht udhëtimeve të gjata, ekipi është stërvitur në mënyrën më të mirë, presim me padurim të fillojmë, e dimë që kemi përgjegjësi, kemi tre ndeshje para pushimit dhe duam të fillojmë mirë.

“Është një merkato e komplikuar për pothuajse të gjithë, ne kemi ndryshuar shumë lojtarë (10), disa ishin ndër më të mirët në rolin e tyre në Itali, por kanë ardhur lojtarë me perspektivë, të rinj dhe me përvojë që do të na ndihmojnë.

“Më të fortë apo më pak? Fusha do ta tregojë, ne kemi ndryshuar shumë me zgjedhje, disa zgjedhje kanë qenë të tonat, disa të tjera të diktuara nga lojtarët, mund të them vetëm se kam parë një angazhim të madh dhe jam i kënaqur me mënyrën se si funksionon skuadra. Lojtarët e rinj tashmë kanë eksperienca në Serie A”.

“Lukaku? E falënderoj për atë që bëri vitin e kaluar, do ta kisha dashur sërish këtë vit, por ai zgjodhi ndryshe. Më vjen keq për mënyrën si përfundoi sepse ai u prit mirë nga familja Inter”.

“Dua të theksojmë gjithashtu se për të gjithë trajnerët ekziston faktori i panjohur i merkatos së hapur dhe ndoshta 1 shtatori do të jetë ndryshe nga situata që kemi tani.

Për më tepër, merkato arabe do të jetë e hapur edhe për 15 ditë më shumë dhe disa trajnerë mund të gjenden pa disa lojtarë pa pasur mundësinë për t’i zëvendësuar ata”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat