E konfirmon UEFA: Struga Trim Lum ndaj Breidablik do të luaj në Ohër

Futboll

E konfirmon UEFA: Struga Trim Lum ndaj Breidablik do të luaj në Ohër

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:23
Struga Trim Lum

Federata e Futbollit të Maqedonisë pak më parë ka marrë konfirmimin nga UEFA se stadiumi “Burimet e Biljanës” në Ohër do të jetë nikoqir i ndeshjes së play-off-it ndërmjet Struga Trim Lum dhe Breidablik nga Islanda për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

"Për shkak të këtij vendimi, komisioni i garave të FFM-së është i detyruar të shtyjë ndeshjen nga raundi i dytë i Ligës së Dytë ndërmjet Ohrit Lihnidos dhe Karaormanit për më 30 gusht.

Vendimi është marrë për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme në stadium për organizimin e një ndeshje të kompeticionit të UEFA-s dhe këtu prioritet është mbrojtja e fushës së stadiumit në Ohër. 

Shpresojmë që ndryshimi i vonuar, por i detyruar do të kuptohet në mënyrën e duhur nga dyja skuadrat e Ligës së Dytë, të cilat duhej ta luanin nesër ndeshjen e tyre", njofton FFM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat