Sassuolo merr vendimin drastik ndaj Juves për transferimin e Berardit

Futboll

Sassuolo merr vendimin drastik ndaj Juves për transferimin e Berardit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:33
Berardi

Domenico Berardi nuk do të shkojë te Juventusi.

Kjo është pika e kthesës në negociatat mes Sassuolos dhe bardhezinjve, teksa kanë vendosur që të mos të shesin yllin e tyre.

Megjithatë, lojtari ka shprehur vullnetin e tij dhe dëshirën të largohet.

Për momentin, megjithatë, duket se nuk ka vend për ndonjë lëvizje pa ndonjë vendim tjetër të klubit emilian.

Sassuolo kërkon 30 milionë euro për Berardin, ndërkohë që Juventusi deri më tani ka ofruar 20.

Futbollisti nuk stërvitet me pjesën tjetër të ekipit me dëshirën e tij, për të detyruar klubin që ta lërë të lirë për t’u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat