Shkëndija miqësore me FC Wil në Zvicër

Futboll

Shkëndija miqësore me FC Wil në Zvicër

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Kuqezinjtë më 9 shtator në “Lidl Arena” në Zvicër do të përballen me FC Wil në një ndeshje miqësore të cilës do t’i paraprijë program i pasur kulturo-artistik. 

KF Shkëndija do të prezantohet para diasporës më 9 shtator 2023, kur në qytetin e Wil-it do të ndeshen me anëtarin e Challange League të Zvicrës.

FC Wil dhe KF Shkëndija kanë firmosur akordin për zhvillimin e ndeshjes miqësore me karakter kulturo-sportiv e argëtues për diasporën që jeton e vepron në Zvicër dhe jo vetëm. 

"Duelit miqësorë Wil-Shkëndija do t’i paraprijë program i pasur kulturo-artistik e sportiv, ku do të performojnë pelivana nga Maqedonia në prezencën e kampionit Olimpik, Shaban Tërstena, Shoqëria Kulturo Artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, minikoncert i grupit “Elita 5” e shumë befasi tjera që do të organizohen nga shqiptarët që jetojnë e veprojnë në Zvicër", njofton klubi kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat