Nga 3 euro më e lira në 25 euro më e shtrenjta, Ballkani nxjerr në shitje biletat

Futboll

Nga 3 euro më e lira në 25 euro më e shtrenjta, Ballkani nxjerr në shitje biletat

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 18:45
Ballkani

Ballkani ka arritur sërish në ‘Play-Off’ të Ligës së Konferencës.

Kësaj radhe kampioni në fuqi i Kosovës do të përballet me skuadrën e madhe nga Bjellorusia, Bate Borisov.

E për këtë duel therrandasit kanë nxjerrë në shitje biletat.

Biletat më të lira janë në sektorin e Jugut që kushtojë 3 euro, në Lindje 5 euro dhe në Perëndim 10 euro.

Ndërkohë biletat më të shtrenjta janë ato të sektorit VIP që kushtojnë 25 euro.

"Të dashur tifozë. Faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme, sikurse edhe për interesimin e jashtëzakonshëm që jeni duke e shfaqur për përballjen e parë të PlayOff-it, të datës 24 gusht

Andaj me kënaqësi ju njoftojmë se biletat për ndeshjen ndaj Bate Borisov, e cila zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”, mund t’i siguroni që sot", njofton FC Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat