BVK po përgatitë ekip për Ligën e Dytë

Futboll

BVK po përgatitë ekip për Ligën e Dytë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:13
Izet Ajrullahu

FK BvK nga Konjare e Mesme e Shkupit ka njoftuar se kanë sjell një përforcim të madh për sezonin e ri në Ligën e Tretë-Veri, që starton më 10 shtator.

Anëtar i ri i BVK-së është bërë sulmuesi 25-vjeçar, Izet Ajrullahu, i cili sezonin e kaluar luajti për Skopjen.

Gjatë karrierës së tij, Ajrullahu ka qenë pjesë e Shkupit, Rabotnickit, ACS Uta Batrana nga Rumania, Renova, Teteksi, Makedonija GJP e të tjerë.

Në ditët në vijim priten edhe disa përforcime të tjera..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat