Muriqi starton përsëri për Mallorcan kundër Villarrealit

Futboll

Muriqi starton përsëri për Mallorcan kundër Villarrealit

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 19:14
Muriqi

Vedat Muriqi është përsëri në ndeshjen e dytë të Mallorcas në La Liga që e luan kundër Villarreal

Sulmuesi nga Kosova dështoi javën e kaluar për të shënuar nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Las Palmas, për të cilën gjë ai ka kërkuar falje.

Por, sonte ai do të kërkojë që ta përmirësojë gabimin për ndeshjen që Mallorca e luan në shtëpi të saj kundër Villarreal.

Muriqi ka startuar nga minuta e parë në ndeshjen e parë që Mallorca e zhvillon në stadiumin e vet. Bashkë me Muriqin në sulm ka startuar Ndiaye.

Kurse në anën tjetër Villarreal do të luajë sonte me tre sulmues, Diaz, Sorloth dhe Moreno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat