Trajneri i Empolit vë bast për Shpendin

Futboll

Trajneri i Empolit vë bast për Shpendin

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:43
Shpendi

Paolo Zaneti, trajneri i Empolit, është i bindur se Stiven Shpendi ka një të ardhme të sigurt në futbollin e rëndësishëm. Sulmuesi shqiptar u transferua vetëm dy javë më parë në radhët e klubit të Serisë A, por kjo kohë i ka mjaftuar trajnerit që të shohë cilësitë e tij.

Duke folur në konferencën për shtyp para startit të kampionatit, Zaneti është ndalur edhe te sulmuesi shqiptar, duke nxjerrë në pah aftësitë që ka.

“Mendoj se në të ardhmen do të bëhet një qendërsulmues i madh, modern, i cili sulmon hapësirat, që ka shumë shpejtësi dhe teknikë të mirë.

Duhet të strukturohet ende fizikisht për të përballuar duelet, por është i ri dhe duhet të bëjë rrugëtimin e tij. Shpejtësia që ka, e bën të vlefshëm edhe në krahë nëse do të jetë e nevojshme.

Ai është një lojtar i ndryshëm nga Kançelieri. Por duke sulmuar hapësirat dhe duke iu afruar qendërsulmuesit tjetër, mund të bëjë sulmuesin e dytë apo edhe të krahut në fazën kur nuk kemi topin.

Shpendi është një lojtar i kompletuar dhe mendoj se Empoli ka marrë një djalë me perspektivë të madhe”, tha trajneri i klubit të Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat