Niccolo Zaniolo bëhet me ekip të ri

Futboll

Niccolo Zaniolo bëhet me ekip të ri

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:51
Niccolo Zaniolo

Niccolo Zaniolo bëhet me ekip të ri!!

Niccolo Zaniolo do të vazhdojë karrierën te Aston Villa.

Mesfushori 24-vjeçar italian u njoftua nga skuadra e tij e re, e cila pagoi 20 milionë euro (+7 që do të jepen në formë bonusesh) te Galatasaray.

Zaniolo u transferua në Turqi në mes të sezonit të kaluar dhe bëri 12 paraqitje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë një asistim.

Më parë, ai luajti për pesë vjet te Roma, duke bërë 128 paraqitje me 24 gola dhe 18 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat