I bashkohet skuadrës së Voska Sport

Futboll

I bashkohet skuadrës së Voska Sport

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:15
Valentin Koçoski

Futbollisti kampion, Valentin Koçoski ka gjetur skuadrën e tij të re, ku do të vazhdojë karrierën e tij.

Pas shkëputjes së kontratës me Struga Trim Lum, futbollisti nga Ohri, siç mëson “infOSport.mk”, i ka  thënë “PO” skuadrës së Voska Sport, te e cila skuadër pritet të prezantohet pasditën e sotme.

Koçoski për dy vite të plota ishte pjesë e Struga Trim Lum, me të cilën skuadër edicionin e kaluar u shpall kampion, ndërsa gjithashtu kishte qenë pjesë e skuadrës strugane edhe më parë, kur kjo skuadër për herë të parë në vitin 2021 kishte luajtur në Europë.

Ndryshe Koçoski në Ligën e Parë numëron 147 ndeshje, ndërsa me eksperiencën e tij pritet të ndihmojë skuadrën e Voska Sport, që këtë vit po debuton në mesin e më të mirëve në futbollin maqedonas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat