Milani i rikthehet fiksimit të vjetër

Futboll

Milani i rikthehet fiksimit të vjetër

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 12:59
Sardar Azmoun

Milani ka hedhur sytë nga Bundesliga. Kuqezinjtë po kërkojnë një qendërsulmues. Oliver Giroud nuk mund t’i luajë gjithë ndeshjet, ndërkohë që Lorenzo Colombo do të huazohet. Me shumë mundësi te Monza.

Bild raporton se Milani i është rikthyer pistës Sardar Azmoun, një emër që është lidhur edhe në të kaluarën me klubin historik italian.

28-vjeçari është pjesë e Bayer Leverkusen, ndërkohë që numëron 69 ndeshje dhe 42 gola me kombëtaren e Iranit.

Azmoun aktivizohet në majë të sulmit, teksa sezonin e fundit e mbylli me vetëm 4 gola në kampionatin gjerman me “Aspirinat”.

Për sulmin e skuadrës së Stefano Piolit është përfolur edhe Armando Broja, të cilin italianët duan ta marrin në huazim nga Chelsea..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat