Shqiptarja e Kosovës me Suedinë fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Futboll

Shqiptarja e Kosovës me Suedinë fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 13:54
Kosovare Asllani

Suedia ka shënuar fitore ndaj Australisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Botës për femra, ku Kosovare Asllani ka kontribuar me një gol.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30-të kur Suedia fitoi penallti, pasi rasti u rishikua në VAR.

Nga pika e bardhë ishte e saktë Fridolina Rolfo për 1-0.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ku pjesa e dytë do të vendoste fituesin.

Ndeshja u vendos nga goli i shënuar nga Kosovare Asllani në minutën e 62-të për 2-0 me një goditje të saktë brenda zonës.

Suedinë mori vendin e tretë, ndërsa përfundoi në të njëjtin pozicion edhe në vitet 1991, 2011 dhe 2019.

Pas katër vitesh do të tentojnë të bëjnë një hap tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat