Chelsea rivalizon Interin, “blutë” futen në garë për sulmuesin e Arsenal

Futboll

Chelsea rivalizon Interin, “blutë” futen në garë për sulmuesin e Arsenal

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:17
Folarin Balogun!

Chelsea është në bisedime me rivalët lokal, Arsenalin, për transferimin e sulmuesit Folarin Balogun!!

Lojtari amerikan është në shitje nga Arsenal dhe ka tërhequr interes nga Monaco, Interi, Tottenhami dhe Fulhami.

Por, 55 milionë eurot e kërkuara nga Arsenali për Balogun i kanë larguar të gjithë klubet e interesuara.

Sipas “Daily Mail”, Chelsea tani është në kontakt me Arsenalin për Balogun pasi ata kërkojnë mbulim për të dëmtuarin Christopher Nkunku. Saga e Balogun pritet të zgjasë deri në ditën e fundit të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat