​Liverpool-Bournemouth, formacionet zyrtare

Futboll

​Liverpool-Bournemouth, formacionet zyrtare

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Anfield Road” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Liverpoolit dhe Bournemouthit.

Të dy skuadrat e nisin me barazim sezonin e ri të Premier Ligës, ku Liverpooli barazoi 1:1 si mysafirë i Chelseat, kurse Bournemouthi barazoi 1:1 si vendas i West Ham United.

“Të Kuqtë” e Jurgen Klopp do të synojnë fitoren e parë të sezonit të ri, para tifozëve të tyre në stadiumin “Anfield Road”.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe Bournemouthi e mposhti Liverpoolin 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Thiago dhe Jones, kurse te Bournemouthi mungojnë Fredericks, Scott dhe Tavernier.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Van Dijk, Konate, Robertson; Mac Allister, Szoboszlai, Gakpo; Jota, Diaz, Salah

Bournemouth (4-5-1): Neto; Kerkez, Senesi, Zabarnyi, Aarons; Rothwell, Christie, Semenyo, Billing, Anthony; Solanke

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat