Inter nuk ka paqe për Inzaghin

Futboll

Inter nuk ka paqe për Inzaghin

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:01
Inzaghi

Problemi kryesor për Inter-in në këtë merkato ka të bëjë me mesfushën, me çështjen Samardzic që ka prishur planet e zikaltërve.

Ideja ishte që talenti i Udinese-s të zëvendësonte Brozovic-in, por problemi është se pas vizitave mjekësore, operacioni ka dështuar. Por kjo nuk ka qenë e ja befasi për zikaltrit.

Klubi zikaltër kërkon një mbrojtësit, prioriteti tani është Pavard, por nuk ishte objektivi i vetëm.

Siç ka zbuluar Calciomercato klubi zikaltër ka provuar të marrë Demiral dhe futbollisti i ka pritur zikaltrit deri në fund.

Kjo dëshmohet edhe nga telefonatat e vazhdueshme mes Demiral dhe Calhanoglu, miq të mëdhenj që mund të kishin luajtur bashkë tek Inter-i.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe Demiral është një nga lojtarët që emigruan në Arabi, me saktësisht tek Al Ahli.

Atalanta ka preferuar të paguhet menjëherë dhe të mos presë ofertat e zikaltërve, që nuk ishin gati ta mbyllnin menjëherë operacionin. Një tjetër befasi për Inter-in në këtë merkato të turbulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat