Inter - Monza, sfidë që pritet me kureshtje

Futboll

Inter - Monza, sfidë që pritet me kureshtje

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Janë 9 precedentët në të gjitha kompeticionet mes Interit dhe Monzës. Bilanci flet për 5 fitore të zikaltërve, 2 barazime dhe 2 fitore të Monzës.

Përballja e sotme është një përballje mes skuadrës që ka luajtur më shumë ndeshje në Serinë A (3076) me skuadrën që ka luajtur më pak (38), mes 20 skuadrave që janë aktualisht në kompeticion.

Sezonin e kaluar Monza ishte një nga dy skuadrat e vetme, së bashku me Juventusin, ndaj së cilës Interi nuk arriti të fitonte asnjë ndeshje në Serinë A. Barazim 2-2 në ndeshjen e parë në stadiumin “U-Power”, kurse në të dytën ekipi i Paladinos fitoi në “San Siro” 0-1.

Në gjashtë derbet e fundit lombarde në javën e parë të sezonit në Serinë A, skuadra vendëse ka mbetur e pamposhtur 4 fitore, 2 barazime).

Interi ka fituar gjithmonë katër ndeshjet e fundit të javës së parë të Serisë A, por ata nuk kanë regjistruar një seri më të gjatë suksesesh në javën e parë që nga periudha midis 1993-1997 (5).

Interi ka mbetur i pamposhtur në 10 sezonet e fundit në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi (8F, 2 B). Humbja e fundit daton në 2012 me Andrea Stramaçionin në stol (1-3 ndaj Romës).

Në tri sezonet e fundit ndërmjet Serisë A dhe Serisë B, Monza nuk ka fituar kurrë në ndeshjen e tyre të parë në kampionat: 0-0 në 2020/21 kundër SPAL-it, 0-0 kundër Rexhinës në 2021/22 dhe 1-2 me Torinon në 2022/23.

Duke marrë parasysh pesë ligat kryesore europiane, asnjë ekip i sapongjitur nuk ka mbledhur më shumë pikë se Monza në 2022/ 23: 52 për skuadrën e Paladinos, ashtu si Fulhami. Nga skuadrat që bënë debutimin e tyre në Serinë A në epokën tri pikë me fitore (nga 1994/95) vetëm Kievo në 2001/ 02 (54) rezultoi më mirë në sezonin e tyre debutues në kampionat.

– Në vitin 2023 vetëm Napoli (26) dhe Lacio (23) kanë fituar më shumë pikë në transfertë se Monza (22 në 12 ndeshje) në Serinë A, duke përfshirë suksesin 1-0 në “San Siro” kundër Interit më 15 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat