Malisheva – Fushë Kosova luhet në Therandë, formacionet zyrtare

Futboll

Malisheva – Fushë Kosova luhet në Therandë, formacionet zyrtare

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:11
Pamje nga një ndeshje

Malisheva dhe Fushë Kosova do të përballen në kuadër të xhiros së dytë në Albi Mall Superligë.

Vendasit e kanë nisur me fitore sezonin e ri pasi triumfuan në udhëtim te Dukagjini me rezultat 0-1.

Në anën tjetër për Fushë Kosovën është ndeshja e parë pasi në xhiron e parë dueli me Gjilanin nuk u zhvillua.

Malisheva kërkon tre pikët e radhës, në anën tjetër Fushë Kosova synon të shkaktojë befasi në Therandë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Prekazi, Kryeziu, Veliu, Vitija, Mustafa, Bruti, Hoti, Hazrollaj, Aliu.

Fushë Kosova: Ruxhi, Kutllovci, Ajdini, Cenaj, Dumani, Thaqi, Krasniqi, Hajdari, Abazi, Mëziu, Statovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat