Rivalet e Tiranës në UEFA Futsal Champions League

Futboll

Rivalet e Tiranës në UEFA Futsal Champions League

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 16:38
Pamje nga shorti

Tërhiqet kampionia e Uellsit, bardheblutë përballë Belfastit dhe Radnik Bijelina

Cefn Druids e Uellsit tërhiqet nga UEFA Futsal Champions League, teksa grupi H i zhvillon ndeshjet më 23, 24 dhe 26 gusht në sallën olimpike “Feti Borova”.

E përballë Tiranës më 24 gusht do të jetë kampionia e Irlandës së Veriut, Sparta Belfast, kurse më 26 gusht do të jenë boshnjakët e KMF Radnik Bijeljina.

Një shans më shumë për bardheblutë e Artur Angonit, ndërsa në raundin e dytë kualifikohen nëntë fitueset e grupit, si dhe e dyta më e mirë e këtyre grupeve.

Tirana është mikëpritëse për të tretin vit radhazi të këtij grupi. Në sezonin 2021-2022 zuri vendin e tretë në grup, teksa mundi luksemburgasit e Diferdozhn 4-2, si dhe u mund 2-4 nga norvegjezët Utleiras dhe 2-3 nga hungarezët e Halarash.

Sezonin e kaluar zuri vendin e dytë në grup, pa mundur të kualifikohej. 5-2 me qipriotët e Apoel, 15-0 me irlandezoveriorët e Belfast dhe 3-4 me luksemburgasit e Diferdonzh. Në këtë mënyrë me largimin e uellsianëve, Tirana në futboll salle mund të bëjë dhe mrekullinë e në dy ndeshje të kualifikohet për më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat