​Derbi mes Tottenhamit dhe United, ja formacionet zyrtare

Futboll

​Derbi mes Tottenhamit dhe United, ja formacionet zyrtare

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 18:30 stadiumi i Tottenham Hotspur në Londër do të jetë nikoqir i derbit mes Tottenhamit dhe Manchester United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë të Premier Ligës.

Në xhiron e parë të zhvilluar, Tottenhami barazoi 2:2 me Brentfordin, kurse Manchester United e mposhti 1:0 skuadrën e Wolverhampton, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes këtyre dy klubeve daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 2:2.

Sa i përket ndeshjes së sotme, mungesa të lojtarëve do të ketë te të dy ekipet, kur për Tottenhamin nuk do të paraqiten Bentancur, Forster, Gil, Sessegnon dhe Whiteman, kurse te United mungojnë Diallo, Greenwood, Heaton, Hojlund, Mainoo dhe Malacia.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Tottenham (4-2-3-1): Vicario; Udogie, Van de Ven, Romero, Porro; Sarr, Bisouma; Son, Maddison, Kulusevski; Richarlison

Manchester United (4-2-3-1): Onana; Shaw, Martinez, Varane, Wan-Bissaka; Mount, Casemiro; Antony, Fernandes, Garnacho; Rashford

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat