Ronaldo merr shokun e kombëtares te Al Nassr

Futboll

Ronaldo merr shokun e kombëtares te Al Nassr

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:48
Ronaldo dhe Otavio

Mesfushori portugez, Otavio është rrugës për në Arabinë Sauditë tek Al Naser, aty ku do të gjejë shokun e tij në Kombëtare, Cristiano Ronaldo.

Shtypi portugez shkruan se klubi arab ka vendosur të paguajë 60 milionë euro për kartonin e tij, aq sa është edhe klauzola.

Dy klubet kanë arritur marrëveshjen finale dhe po negociojnë vetëm për këstet e pagesave.

Otavio do të shndërrohet në shitjen më të shtrenjtë në historinë e Portos, duke parakaluar mbrojtësin Eder Militaon, i cili u transferua te Reali i Madridit për 50 milionë euro.

28-vjeçarin e pret një kontratë 3-vjeçare tek Al-Nasr, nga e cila do të përfitojë në total plot 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat