Liverpooli nuk gabon

Futboll

Liverpooli nuk gabon

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:52
Pamje nga ndeshja

Liverpooli ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Premier League.

Pas barazimit me rezultat 1:1 në javën e kaluar në Londër me Chelsean, Liverpooli sot ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Bournemouth-it.

Bournemouth ka pësuar humbjen e parë pas barazimit në start të kampionatit.

Për Liverpoolin realizuan Diaz (28'), Salah (36'), Diogo Jota (62') dhe për Bournemouth shënoi Semenyo (3').

Mac Allister në minutën e 58-të u përjashtua me karton të kuq duke e lënë Liverpoplin me një lojtar me pak plot 32 minuta.

Liverpool renditet në vend të dytë me 4 pikë e Bournemouth në të 14-tin me 1 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat