Ter Stegen pranon ulje rroge, rinovon

Futboll

Ter Stegen pranon ulje rroge, rinovon

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:02
Ter Stegen

Marc-André Ter Stegen dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e portierit pas bisedave që kishin zhvilluar prej disa javësh, siç raporton “MARCA”. Këtë javë ka pasur një takim mes përfaqësuesve të gjermanit me Mateu Alemany dhe Deco, në të cilin është arritur marrëveshje për ta zgjatur bashkëpunimin.

Ter Stegen kishte dy vite të mbetura në kontratën e tij aktuale dhe klubi dëshironte ta zgjaste atë në një afat të gjatë, praktikisht derisa të përfundojë karrierën e tij.

Paraqitja e tij në La Liga-n e kaluar ishte thelbësore që Barça të shpallej kampione e Spanjës. Ai ishte “Zamora” i kompeticionit dhe pritjet e tij në shumë ndeshje ishin vendimtare që Barcelona të merrte 3 pikët.

Menaxhmenti i Sportit tashmë kishte parasysh vazhdimin e kontratës së tij dhe fushata e shkëlqyer vetëm sa ka konfirmuar se ky vendim ishte një sukses. Në këtë mënyrë ata donin ta shpërblenin portierin, i cili ka qenë pjesë kyçe e skuadrës që kur erdhi te Barcelona në vitin 2014.

Ter Stegen është emëruar si një nga kapitenët e skuadrës pak ditë më parë. Karriera e tij e gjatë në klubin katalanas dhe epërsia ndaj pjesës tjetër të shokëve të skuadrës e ka bërë atë të meritojë të jetë një nga katër kapitenët.

Si kapiten ai donte të bënte një gjest të rëndësishëm me klubin. Brenda kontratës së tij, ai ka shtyrë një pjesë të rëndësishme të parave që i korrespondonin në dy sezonet e para për të rritur të ardhurat në vitet e fundit. Kjo ulje e pagave këtë sezon i lejon klubit të gjenerojë njëfarë “fair play” për të qenë në gjendje të nënshkruajë në këtë merkato verore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat