Napoli e nis mbrojtjen e titullit

Futboll

Napoli e nis mbrojtjen e titullit

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Seria A rifillon sonte me kampionët e Italisë Napoli që do të luajë kundër Forsinones të kthyer në ligë që udhëhiqet nga Di Francesco.

Në këtë ndeshje do të shohim edhe një përballje shqiptare ku Rrahmani do të mundohet mos ta lërë të shënoi Marvin Çunin që luan në qendër të sulmit në Frosinone

Napoli e rifillon Serie A si kampion në fuqi derisa do të luajë me kampionin e Serie B ku do të synojë që ta përsërit suksesin që e kurorëzoi vitin e kaluar duke e fituar titullin pas 30 viteve.

Napoli në këtë ndeshjes do të jetë pa yllin Kvaratskhelia, i cili ka një lëndim muskulor.

Raspadori e ka zëvendësuar atë në krahun e majtë,  kurse në të djathtin është Politano kurse në qendër i paprekshmi Osimhen.

Në mesfushë starton Lobotka si dhe Zielinski i cili nuk u transferua në Al Ahli. Në mbrojtje janë Juan Jesus bashkë me Amir Rrahmanin.

Frosinone starton me një formacion sulmues, 4-3-3 me Baez, Borrelli dhe shqiptarin Marvin Çuni do të jenë treshja sulmuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat